Sa kafe duhet të pini gjatë ditës
Studimet thonë se dy filxhan kafe në ditë bëjnë mirë për organizmin pasi kafeina ndihmon në luftën e sëmundjeve të mëlcisë.
Ja disa lajme të mira për ata që shijojnë konsumin e kafes: shkencëtarët kanë arritur të lidhin konsumin e rregullt të saj me një rrezik të reduktuar të cirrozës e mëlçisë. Duke pirë dy filxhan kafe në ditë duket se zvogëlon shanset e zhvillimit të sëmundjes me 44 për qind, duke u bazuar në të dhënat e 430,000 personave të testuar në nëntë studime.
Cirroza shkakton vdekjen e rreth 1 milion njerëzve çdo vit dhe mund të shkaktohet nga konsumi i tepërt i alkoolit, infeksionet hepatit, çrregullime të imunitetit dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore (lidhur me obezitetin dhe diabetin).
Kështu që konsumoni kafen sipas mjekëve të paktën dy në ditë. Ndoshta nuk ju shëron, po ju mbron nga sëmundjet.