Sorry, no posts matched your criteria.

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

Kohët e fundit duket se është rritur konsumimi i kafes në Europë dhe për këtë Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore, i cili ka dhënë rekomandimet e veta. Sipas një raporti të kryer rezulton se një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se katër kafe në ditë, ndërsa për femrat shtatzëna nuk rekomandohen më shumë se dy.

Gjithashtu të rinjtë të cilët janë konsumues të kafes duhet që të mjaftohen me dy kafe në ditë.

Trupi i një të rrituri mund të pranojë deri në 400 miligram kafeinë në ditë, që është e barabartë me pesë kafe, por ky autoritet parashikon se pjesën tjetër e marrim nga pijet tjera si ato energjike, çaji i zi apo lëngjet tjera, prandaj ka rekomanduar katër të tilla në ditë.

Një kafe e vetme përmban 80 mg kafeinë, një nivel i barabartë me një pije energjike, ndërsa çaji i zi ka 50 mg, kurse një kanaçe me “cola” rreth 40 mg. Kjo është hera e parë që problemi i kafeinës ngrihet si çështje nga një insitucion i Bashkimit Europian.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com