Rudina Magjistari rikthehet në ekran pas infektimit me Covid
Rudina Magjistari është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptarë.
Pas 2 jave mungesë për shkak të infektimit me Covid, ajo është rikthyer sot live në transmetim. Moderatorja e bëri vetë të ditur këtë lajm duke postuar në rrjetin e saj të Instagramit.
Që me hapjen e programit ajo i kushtoi disa minuta eskperiencës së saj me sëmundjen duke rrëfyer detaje
“Unë dhe bashkëshorti im u infektuam njëkohësisht dhe e kaluam jo aq lehtë sa duket nga ekrani, por ja dolëm. Dua t’iu them të keni sa më shumë kujdes. Covidi është pas dere dhe askush nuk i shpëton dot. Nga eksperienca ime ju garantoj se nëse vini re dhe shenjat më të vogla duhet të bëni kujdes dhe të nisni trajtimet, kështu do e kaloni më lehtë. Unë dhe bashkëshorti im u trajtuam me ilaçe gjatë gjithë kësaj kohe”, rrëfeu Rudina
Një suprizë e papritur i erdhi edhe nga stafi me anë të një buqete me lule dhe një pusulle mirëseardhjeje.