Rrëfehet Mevlani: Ledianën nuk e kam dashur kurrë
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ishte i ftuar së fundmi në një intervistë, ku u shpreh se Ledjanën nuk e ka dashur kurrë, ndryshe nga sa mendonte publiku. I ftuar dje te Glamour Zone ai ka rrëfyer disa të vërteta eskluzive në lidhje me Ledjanën dhe Shqipen.
Ai u akuzua nga Ledjana se asnjë dhuratë nuk ja kishte blerë me lekët e tij, por me clering.
“Ajo më njeh mirë dhe ma njeh shumë mirë zemrën. Vetë ka qenë prezente, kur i kam blerë gjëra para saj. E kam bërë këtë, sepse e meritonte dhe doja ta bëja të ndiheshe mirë. Tani normalisht ka pasur raste, kur kemi qenë në program dhe shkonim për të blerë diçka, vetë pronarët na i ofronin pa lekë se na njihnin, po jo se shkoja me tendencë për mos ta futur dorën në xhep. Nuk ngelëm për 20 mijë lekë.“,- tregoi ai duke shtuar si gjithmonë dhe batuta.
Mevlani gjithashtu u pyet për borxhin e Shqipes. Ai tregoi për herë të parë gjithë versionin e tij.
“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore. Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj. I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë“,- rrëfehu Mevlani.
“Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,- shtoi Mevlani.