Sorry, no posts matched your criteria.

Rrëfehet Capital T: Ja pse nuk jam martuar

Përvçse është mjaft i talentuar ai është një ndër djemtë më të preferuar dhe të dashur nga publiku e sidomos nga gjinia femërore. Është fjala për Capital T, i cili që në fillimet e karrierës muzikore, ka arritur që të fitojë zemrën e publikut.

Tashmë këngët e tij janë kthyer hite dhe dëgjohen gjithandej. Përveç muzikës së bukur që bën, Capital T herë pas here është në vëmendjen e publikut edhe për jetën e tij personale.Duke qenë se ai është mjaft i rezervuar në këtë pjesë, fansat janë edhe më kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tij. Reperi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” me Robert Berishën, ku dhe foli për jetën e tij sentimentale si dhe planet e tij për martesë.

Capital T zbuloi se për momentin është “single” dhe sa i përket martesës, sipas tij, nuk është ende koha e duhur për të marrë atë hap.

 “Thjesht nuk i ka ardhur koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dedikuar dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkruar një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, në këtë bisedë Capital T foli edhe për artistët të cilët shfrytëzojnë lajmet nga jeta private me qëllim që të ngrihen në karrierë, ndërkohë që ai vetë tha se nuk e kishte bërë kurrë diçka të tillë.

 “Ka shumë artistë që i kanë përdorur këto sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre”, tha Kapo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com