Rozana Radi reagon pas performancës së Ronela Hajatit: Plane të tmerrshme
Ronela Hajati ka dhënë së fundmi performancën e saj të fundit para jurisë së festivalit.
Koreografia e performancës nuk ishte ndryshuar aspak pavarësisht polemikave të shumta. Ndër reagimet e shumta ka qenë edhe ai i këngëtares Rozana Radi.
Ajo shkruan se efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës ishin “të tmerrshme.”
“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”- thuhet në postimin e saj.
Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën e saj “Sekret” dhe sot do të performojë e para.