Sorry, no posts matched your criteria.

Ronela Hajati tërheq vëmendjen me veshjen e saj në Torino dhe i përgjigjet kështu Eurovision-it

Padiskutim një nga lajmet më të komentuara të ditës së sotme ka qenë konferenca për shtyp e këngëtares Ronela Hajati në Torino, si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision. Së fundmi është shkruar shumë për fshirjen e fotos së këngëtares nga faqja zyrtare e Eurovision në Instagram. Thuhej se shkak ishte veshja dhe po pikërisht për këtë detaj Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes.
Këngëtarja u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë. Në kokë mbante një kapele ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë.


E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese. Për Look-un e Ronelës në Eurovision po kujdeset stilisti Niko Komani. E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:
“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.”


Dikush e pyeti Ronelën çfarë i ka sjellë Eurovision, si do reagonte po të fitonte dhe me kë nga pjesëmarrësit do bashëpunonte dhe kjo ishte përgjigja e saj:
“Para së gjithash nuk do fitoj dhe mos e thuaj më këtë. E dyta jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin. Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj këtë dashuri. Sepse jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë.
Të marrë kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam arë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin. Së tretin, Lorin do më pëlqente për bashkëpunim se është e mrekullueshme. Më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Nuk po e them se jemi në një festival por sepse e mendoj vërtetë.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com