Roland Lekaj; Djali me zemër luani
Është e pamundur të ndajmë Rolandin nga djali i thjeshtë nga Lezha, në biznesmenin e fuqishëm në Kinë. Është po aq e vështirë të gjesh dallimin mes djaloshit simpatik që ka qenë në pasarelat më dinjitoze të botës, si “Valentino”, Kappa”, “Nike”, “Adidas”, dhe djaloshit që nuk harron pa bërë bamirësi në vendlindjen e tij. Rolandi i fotove me personazhet VIP, është po i njëjti me atë që tanimë i mungon peshkimi me familjen e tij. Në rrëfimin e tij për “Global Man Albania” ai sjell historinë e një suksesi, që përditë e më shumë rritet, por gjithnjë me këmbë në tokë, duke mos harruar vendlidhjen e tij. “Unë jam zemër luan”, na rrëfen përgjatë intervistës, Rolandi, i cili tashmë ndan jetën e tij mes bashkëshortes dhe djalin, por edhe një ndër bizneseve më të fuqishme në Kinë. Dhe mos të harrojmë, ai ende nuk ka mbushur 30 vjeç.
Roland Lekaj, një shqiptar i famshëm jashtë vendit, si do ta përshkruanit karrierën tuaj nga Shqipëria, tani në Kinën e largët dhe një famë në të gjithë botën?
Para së gjithash jam krenar që jam nga toka e shqiponjave. Shqipëria ka shumë njerëz të famshëm në të gjithë botën edhe më të famshëm se unë dhe për këtë jam krenar që jam shqiptar. Kjo më bën të ndihem mirë sepse ne i tregojmë botës se Shqipëria ka njerëz të zgjuar dhe punëtor. Duke qenë i famshëm dhe një biznesmen i suksesshëm në Kinë nuk është aspak e lehtë. Në të vërtetë, për të gjithë ata që e arrijnë këtë nivel në të gjithë botën nuk është e lehtë. Është shumë e vështirë për të arritur këtu. Duhet shumë punë, ditë dhe netë pa gjumë dhe vite për të arritur suksesin. Shumica e njerëzve mendojnë se fat për ata që fitojnë para dhe famë! Unë dua t’i them se ata se kanë gabim. Fat është 1% dhe punë 99%. Është si të shikosh një iceberg. Shumica e njerëzve shohin vetëm ato që lart, por mendja e tyre nuk mund të shkojë më thellë për të parë se çfarë duhet për të arritur në majë.
A i mbani mend fillimet tuaja, cila ka qenë pjesa më e vështirë në karrierën tuaj?
Sigurisht që mbaj mend pothuajse çdo ditë nga fillimet e mia deri tani. E kam nisur karrierën në moshë të re, në Shqipëri, në qytetin tim Lezha fillova modelimin rreth vitit 2007 tek Mister dhe Miss Lezha dhe pastaj prej andej filloi gjithçka. Në fakt ishte shumë e vështirë për shkak të situatës ekonomike në familje. Por prapë babai dhe nëna ime kanë bërë më të mirën si prindër për ne si fëmijë dhe kanë punuar kaq shumë për të na bërë të lumtur dhe të shijojmë jetën më shumë se shumë fëmijë. Falënderoj Zotin për këtë, për vëllain dhe motrën time që patëm mundësinë të kishim një baba dhe nënë të mahnitshëm që të na edukojnë dhe të na japin gjithçka që duhet të ketë një njeri. Kam shumë gjëra për të thënë rreth kësaj pyetje, kështu që ndalemi këtu më mirë.
Tanimë, si është karriera juaj, nëse njerëzit ju pyesin çfarë jeni bisnesmen, apo shoëman, apo të dy?
Së pari unë jam një djalë i mirë i prindërve të mi, një vëlla, një burrë i mirë dhe baba i mirë dhe mik i mirë për ata që meritojnë të jenë të tillë. Pastaj unë jam një biznesmen kur bëhet fjalë për biznesin pas kësaj unë jam një shoëman kur vjen puna për shoë. Gjithçka duhet të kombinohet në mënyrën më të mirë përndryshe nuk ka kuptim dhe nuk je askush. Unë gjithmonë e vendosa familjen të parën para gjithçkaje.
Cila është më e lehtë dhe më e vështirë, të bëshfamë apo biznes në Kinë?
Kina është 1/4 e gjithë botës. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni këtu nuk është aspak e lehtë. Por e rëndësishme është kur keni një ëndërr dhe pasion për atë që bëni, atëherë gjithçka bëhet më e qetë dhe më e lehtë. Unë gjithmonë them në fjalimet e mia bëni atë që doni dhe duajeni atë që bëni, është mënyra më e mirë për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.
Prej vitesh Jetoni në Kinë, me gruan dhe djalin tuaj, si po shkon jetesa atje?
Unë jam në Kinë tashmë prej 8 vitesh. Zoti më bekoi me një grua dhe djalë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur faleminderit Zotit për gjithçka kam posaçërisht për familjen time të shëndetshme dhe të dashur. Këtu jeta është si një ëndërr. Kam udhëtuar nëpër botë në shumë vende dhe them se si Kina nuk mund të gjesh një vend të dytë, njerëz të mirë, vend të bukur, shkrimtarët më të vjetër të historisë botërore, shumë mundësi për një jetë më të mirë, siguri në maksimum dhe e shumë të tjera…. Shumë njerëz flasin për Kinën sepse e njohin Kinën nga lajmet në tv dhe jo nga jeta e vërtetë. TV dhe lajmet ndryshojnë shumë, jo të gjitha janë të vërteta. Unë sugjeroj që gjithsecili të vijë një herë në Kinë dhe të shohin me sytë e vërtetë se çfarë është Kina. Kjo është e gjitha. Pas kësaj unë ju premtoj se do të keni një mendim të mrekullueshëm për Kinën.
Cilat janë ndryshimet midis Shqipërisë dhe një vendi të madh si Kina?
Midis Shqipërisë dhe Kinës ka shumë gjëra të ngjashme dhe të ndryshme. Në të dy vendet ka shumë njerëz të mirë, njerëz të bukur dhe njerëz që i duan familjet e tyre, miqtë dhe janë njerëz të zellshëm. Të dyja shtetet kujdesen shumë për familjet, mund të them më shumë se pjesa tjetër e botës dhe për këtë ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe gjithashtu kinez kanë të njëjtët krenari. Të dy vendet kanë histori mijëra vjeçare. Shqipëria në krahasim me Kinën është një vend shumë i vogël, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka gjëra të mira. Shqipëria ka një natyrë dhe vendndodhje të mahnitshme. Njerëzit po punojnë vërtet shumë atje për ta bërë një vend më të mirë. Shumë njerëz emigrojnë në vendet e tjera për një jetë më të mirë, por tani unë di që shumë njerëz po kthehen në Shqipëri. Unë gjithashtu po planifikoj të kthehem me familjen time të re dhe të jetoj atje dhe të bëj një investim dhe të kujdesem për kompaninë time kineze nga Shqipëria.
Çfarë ju mungon më shumë nga vendi tuaj?
Më së shumti më mungon familja, kushërinjtë e mi, disa miqtë e mi të vërtetë që kam, fshati ku unë janë rritur, ushqimi i shijshëm, Peshkimi me familjen time, sepse e gjithë familja ime e ka pasion peshkimin. Në Shqipëri ka shumë vende të bukura dhe kanë aq shumë histori dhe unë nuk do t’i harroj kurrë. Është si vera e kuqe, sa më shumë të vjetrohet, aq më e mirë bëhet.
Çfarë i tregoni miqve, apo familjes suaj për Shqipërinë, si i përshkruani vendin e shqiponjave?
Familja ime ka ardhur shpesh në Shqipëri me mua dhe ata e duan shumë Shqipërinë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Vendi i shqiponjave është vendi më i mirë për të qenë me familjen. Flas shumë me miqtë e mi kinezë për Shqipërinë sepse dua t’i çoj në Shqipëri dhe të shohin bukurinë dhe të bëjnë investime të reja atje për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë.
Në të gjithë mediat kanë qarkulluar fotografitë tuaja me njerëz të famshëm dhe të pasur, si janë ata duke i njohur nga afër?
Po e vërtete, ka shumë lajme dhe fotot të miat me njerëzit të famshëm dhe të pasur nga e gjithë bota. Kjo nuk më bën të ndjehem ndryshe. Tani kjo është diçka normale për mua. Por ajo që më bën krenar është familja ime dhe të jem një shqiptar i sukseshëm.
Shpesh ju kemi parë të angazhuar për Shqipërinë, kujtoj këtu bamirësitë tuaj. A mund ta konsiderojmë Rolandin edhe si një ambasador të Shqipërisë?
Unë jam një person me zemër luani, çfarë bëj e bëj nga zemra zemra dhe nuk kam pse e publikoj. Kam bërë shumë bamirësi që nuk i postoj në rrjetet sociale, vetëm disa prej tyre i postoj, si ishte dhurimi për Shqipërinë i 300,000 maskave për mjekët në këtë kohë të vështirë. Prej vitesh mbështes edhe Amfarin në Kanë, për të gjetur kurën për SIDA, shpresoj se do të gjejmë një kurë që do të ndihmojë miliarda njerëz nëpër botë.
Si është për një djalë të ri nga Lezha të jetojë jetën e ëndrrave, me famë dhe para në kontinentin e largët?
Një djalë i ri nga Lezha apo nga kudo në botë mund të ketë jetën e ëndrrave. E rëndësishme është të punosh shumë dhe të mos jesh dembel. Më pëlqen jeta ime, shpeshherë më mbajnë kaq shumë të zënë dhe kërkon punë kaq të vështirë për të mbajtur këtë nivel. Njerëzit mendojnë se gjithçka është e lehtë kur keni para por jo, ata gabojnë. Sa më shumë para të kesh aq më pak kohë të lirë ka. Kur nuk kam pasur para kam patur shumë kohë të lirë. Tani kam para por kam më pak kohë të lirë. Në fakt kjo më bën të lumtur sepse puna ime e vështirë ushqen miliona njerëz në Kinë.