Robert Berisha: Ja pse vajzat në Shqipëri dhe Kosovë martohen me burra të vjetër
Robert Berisha i ftuar në “Breaking” ka folur edhe për një fenomen që ndodh shpesh, lidhjet e vajzave me burra më të mëdhenj e më të vjetër në moshë.Gjatë intervistës Roberti është shprehur se kjo ndodh kur vajzat rriten pa dashurinë e babait.
“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha këngëtari.