
Rita Ora pozon me bikini, pa makijazh dhe duket tepër e bukur
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, po jeton në Australi për momentin sepse është dhe pjesë e jurisë së “The Vocie of Australia”.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto ku shfaqet me bikini, e po shijon në maksimum rrezet e nxehta të diellit.
“Është bukur sot. Shumë falenderuese”, ka shkruar Rita përbri fotove të publikuara.

Rita ndërkohë shfaqet në një palë bikini ngjyrë bezhë, ndërsa vjen e mrekullueshme pa makijazh.
Vlen për t’u përmendur se 30-vjeçarja Ora po shijon edhe suksesin e projektit të fundit të quajtur “Bang”, që ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify.