Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora do të prezantoj ‘MTV Ema Awards’

SHBA-MTV ka zbuluar formacionin e prezantuesve të çmimeve për ” 2021 MTV EMAs “, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Mediat e huaja shkruajnë se në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.

Ylli i popit Rita Ora, modelja Winnie Harlow, muzikanti dhe producenti Ryan Tedder i OneRepublic, ylli i WWE, Drew McIntyre, kantautori Olly Alexander, DJ dhe producenti Joel Corry dhe këngëtari Manu Gavassi do të japin secili çmime gjatë ceremonisë.

Ceremonia vjetore ‘MTV Europe Music Awards 2021’ do të zhvillohet në Papp László Budapest Sportaréna në Hungari më 14 nëntor.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com