Rihanna bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës
Çifti i famshëm Rihanna dhe Asap Rocky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, siç konfirmohet nga një postim në Instagram. E quajtur Rocki Irish Mayers, vajza e tyre lindi më 13 shtator 2025 dhe vazhdon traditën e çdo anëtari të familjes që merr një mbiemër që fillon me “R”. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA tre vjeç dhe Riot dy vjeç dhe siç përflitej edhe më herët në media ata mezi po prisnin që fëmija i tyre i tretë ishte vajzë.
Themeluesja e Fenty, Rihanna e konfirmoi shtatzëninë e saj në Met Gala 2025, në nder të ekspozitës Superfine: Tailoring Black Style, ku Rihanna shfaqi barkun me një stil unik nga Marc Jacobs.
Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka folur shpesh për gëzimin e të qenit baba. Në një intervistë të mëparshme për Apple Music, ai e përshkroi përvojën e prindërimit si “të pashpjegueshme”.