Rezarta Shkurta: Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën ta dua si ditën e parë
Rezarta Shkurta, këngëtarja e njohur, prej kohësh është martuar me Ermal Hoxhën, nipin e Enverit.
Ajo shpesh herë ka postuar në rrjetin e saj të Instagramit, foto me bashkëshortin e saj ku duken tepër të lumtur.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, asaj iu pyet se çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen tëk Ermali.
“Edukata që ka është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë. Nuk ka vërtetë asnjë gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh Shkurta.