Sorry, no posts matched your criteria.

Real 1 dhe Dj Blunt kapen me drogë në makinë, Gjykata ‘i fal’ vetëm me gjobë

Telashe për Real 1 dhe Dj Blunt. Dy reperat e njohur kosovarë janë kapur nga policia Kosovës me kanabis në makinë. Ashtu si thuhet në njoftimin e policisë, gjatë kontrollimit, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marihuanë, të cilën e kanë poseduar pa autorizim. Mesa duket Gjykata ka vendosur ‘t’i fal’ këtë herë dy artistët, duke i dënuar vetëm me gjobë.

Nga salla e gjyqit të dy kanë kërkuar ndjesë, duke bërë me dije se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritej.  Dj Blunt, është dënuar me gjobë prej 350 euro dhe gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari tjetër Ilir Zhita, i njohur me emrin artistik Real 1, është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe gjashtë muaj burg. Me pëlqimin e të akuzuarve dënimi me burg është shndërruar në dënim me gjobë prej 600 euro.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com