
Publikohet renditja zyrtare/ Ja kur do të këndojë Ronela në ‘Eurovision’
“Eurovizioni” ka bërë të ditur zyrtarisht renditjen e shteteve për paraqitjet e tyre në dy netët e para.
Sipas njoftimit, Ronela Hajati, e cila përfaqëson vendin tonë, do të performojë e para në natën e parë gjysëm-finale.
Ndryshe nga vitet e tjera, Shqipëria këtë herë do të jetë me një këngë ritmike.
“Sekret” është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Të gjithë mezi po presin si do të dalë performanca e Ronelës në skenën italiane dhe në cilin vend do të renditet Shqipëria këtë vit.