Prokuroria e Kukësit merr një tjetër vendim për Fjollën
Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të arratisjes që bëri një bujë të madhe.
Ajo udhëtoi së bashku me partnerin e saj drejt Dubait dhe në ishujt Maldives, ku Fjolla vendosi t’i japi fund beqarisë së saj. Fisniku e surprizoi në mënyrën më të bukur me anë të një feste, trëndafilave, madje Fjolla veshi dhe fustanin e bardhë.
Mirëpo ndërkohë që Fjolla kurorëzoi lidhjen e saj, Prokuroria e Kukësit e dënoi me 6 vite burg për “trafik të armëve dhe municionit”.
Ama diçka ka ndodhur dhe Prokuroria e Kukësit ka marrë një vendim të papritur për të.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.
Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.