“Profesori” i jep lamtumirën “La Casa De Papel”: Duke xhiruar për herë të fundit…
“La Casa De Papel” është një serialet më të shikuar në botë dhe që i ka tërhequr të gjithë pavarësisht moshës. Të gjithë mezi po presim sezonin e pestë që të na “mbërthejë” para ekranit.
Mirëpo Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.
Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.
Pas kësaj fansat kanë nisur të dyshojnë nëse kjo tregon se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit apo do të largohet vetëm Profesori. Në fakt ky do të jetë thjesht sezoni i fundit i serialit të famshëm, ndaj Profesori është përshëndetur për herë të fundit me të gjithë fansat.
Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.