Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Emily Ratajkowski bëhet nënë për herë të parë
Emily Ratajkowski, një modele tepër e suksesshme bëhet nënë për herë të parë, madje nënë e një djali.
Emily dhe partneri i saj, Sebastian Bear-Mçlard, zgjodhën emrin Sylvester Apollo Bear për të voglin e tyre.
“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë më 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”,- shkroi ajo.
Aktorja dhe partneri i saj janë martuar në shkurt të vitit 2018, pak kohë pasi kishin nisur romancën me njëri-tjetrin.
Gjatë periudhës së shtatzënisë, Emily ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ndjekësve për shkak të postimit të fotove topless, e madje së fundmi ajo ndau edhe një koleksion të tyre.