Sorry, no posts matched your criteria.

Prisni pak! Rihanna paska gjetur dashurinë dhe po planifikon dasmën

Rihanna ka treguar së fundmi se tashmë është më e dashuruar se kurrë në krahët e partnerit të saj, A$AP Rocky, dhe një zyrtarizim i romancës së tyre mund të ndodhë shumë shpejt. Një burim shumë i afërt për çiftin ka treguar se ata janë të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit dhe së shpejti mund të fejohen.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”, 33 vjeç dhe reperi, 32 vjeç, janë seriozë në lidhje, por të dashurit e saj shpresojnë që ajo të kurorëzojë së shpejti dashurinë.

 “Ata janë shumë të hapur me miqtë për raportin që kanë dhe theksojnë vazhdimisht se ajo që po kalojnë së bashku, nuk e kanë përjetuar asnjëherë me askë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, mirëpo familja e Ririt, e sidomos nëna e saj, dëshiron që ta shohë të martuar”, ka vazhduar burimi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com