Sorry, no posts matched your criteria.

Presidentja Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës

Ditën e sotme, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti që të krijojë qeverinë e re.

Pas zgjedhjeve të shkurtit 2025 në Kosovë, e shumë peripecive dhe ngërçeve për të konstituuar Parlamentin, më në fund kriza politike u zgjidh momentalisht, çka bëri që pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Presidentja Osmani të ndërmerrte edhe këtë hap të radhës, në bazë të kompetencave të saj Kushtetuese.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të karrigeve në Kuvend, nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.

Bazuar në Kushtetutën e vendit, Albin Kurti është i detyruar t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për t’u miratuar, brenda 15 ditëve nga dita e dekretimit.

Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar të Presidencës në Facebook, Vjosa Osmani i ka uruar suksese Kurtit, duke shpresuar që Republika e Kosovës të ketë sa më parë një qeveri me mandat të plotë kushtetues.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com