Sorry, no posts matched your criteria.

Po tani çfarë do thonë?! Andi dhe Melisa kapen sërish mat

Andi dhe Melisa janë përfolur shumë se midis tyre ka një lidhje dashurore, mirëpo asnjëri se ka pranuar.

I pari që e pa këtë “kimi” midis njëri-tjetrit ishte opinioniste, Arjan Konomi.

“Midis jush ka diçka më tepër se çfarë na tregoni ne”, duke pasur dyshime se midis tyre ka nisur diçka dhe jo thjesht shoqëri siç u hoqën në takim.

Më pas ishte Fationi, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i cili akuzoi Melisën se ajo ka një lidhje të fshehtë me një konkurrent në program dhe të gjthë dyshuan për Andin.

Kujtojmë se para disa ditësh në rrjetet sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.  Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre.
Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre.

Para disa ditësh Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku dhe fotoja flet vetë!

Së fundmi, dyshja janë fotografuar sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë, foto e cila është publikuar nga “Për’puthen Demaskime”.

POST A COMMENT