Sorry, no posts matched your criteria.

Plas skandali në Angli/ Sekretari i Shëndetësisë kapet duke u puthur me sekretaren

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock është ‘kapur mat’ me sekretaren e tij. ‘The Sun’ ka publikuar fotot e sekretarit teksa shkëmben puthje në buzë me sekretaren Gina Coladangelo, 43-vjeç, të cilën e punësoi vitin e kaluar.

Ishte një burim për ‘The Sun’, i cili zbuloi se sekretari i Shëndetësisë është kapur duke tradhtuar gruan e tij, me të cilën ka 15 vite i martuar.

Ai u pa duke puthur sekretaren, e cila gjithashtu është e martuar, në Selinë e Departamentit të Shëndetësisë në Londër, gjatë orarit të punës.

Një burim nga qeveria britanike i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që sekretari i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”.

Ndërsa, një mik i sekretarit tha se: “Ai nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjet personale. Nuk është thyer asnjë prej rregullave”.

Hancock u fotografua duke përqafuar e puthur ndihmësen e tij, ndërsa imazhi tregon se ka ndodhur pak pas orës 3 të pasdites, në datën 6 maj.

Ai është parë në ambientet e zyrës, në katin e nëntë, brenda ndërtesës së Departamentit të Shëndetësisë, e cila është një hap larg nga Parlamenti. Nga pamjet, Hancock shihet duke kontrolluar korridorin nëse do të kishte njeri vërdallë, e më pas mbyll derën e mbështetet pas saj për tu siguruar që nuk do ta shqetësonte askush!

Më pas, sekretarja shkon drejt tij dhe ‘çifti’ nis të përqafohet e puthet, në një mënyrë pasionante dhe sipas një burimi një ngjarje e tillë nuk kanë ndodhur vetëm një herë!

 “Ata janë përpjekur ta mbajnë sekret, por të gjithë e dinë se çfarë ndodh brenda një ndërtese të tillë”, tha burimi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com