Sorry, no posts matched your criteria.

Pishinat, solarët dhe lazeri, sa të rrezikshme janë për lëkurën?

Të gjithë duam të dukemi më bukur dhe të kemi një ngjyrë sikur kemi shpenzuar gjithë ditën në plazh. Disa persona duan rezultate më të shpejta dhe zgjedhin të bëjnë nxirje artificiale për të arritur qëllimin.

Mjekët dermatologë nuk rekomandojnë përdorimin e solarëve, pasi dëmtojnë dhe plakin lëkurën, thotë doktoresha Amarda Gica në studion e Abc Live.

“Mjeku dermatolog nuk sugjeron përdorimin e solarëve. Çdo lloj ekspozimi karshi rreze UVB artificiale të diellit dëmton lëkurën. Janë faktor të lartë risku për zhvillimin e kancerit të lëkurës. Solarët dëmtojnë dhe plakin lëkurën, nuk rekomandohen”, tha mjekja dermatologe.

Përsa i përket lazerit ajo u shpreh se rekomandohet të bëhet gjatë periudhës së dimrit, kur njerëzit janë më pak të ekspozuar në diell.

Sa rrezik kanë pishinat për lëkurën?

“Sado të themi që pastrohen asnjëherë nuk arrihet nivelin optimal i pastërtisë në pishinë. Lëkura duhet të jetë e pastër para se të hysh në pishinë. Çdo 2 orë aplikohet kremi i diellit. Në momentin që del nga uji duhet aplikuar. Në pishinë është e vështirë ruajtja e nivelit të higjienës sa do që të respektohen rregullat”, tha mjekja dermatologe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com