Përndiqet nga një i panjohur, Shakira thërret policinë në banesë
Pas ndarjes nga Pique, Shakira është përballur me një tjetër situatë shumë të sikletshme. Një fans i ka dërguar një mesazh jashtë shtëpisë këngëtares kolumbiane.
Shakira është frikësuar dhe ka njoftuar menjëherë policinë pasi ka parë gjatë mëngjesit të së hënës një shkrim në trotuarin përballë pronës së saj ku shkruhej:
“Të dua, je e bukur. Po vij për ty, dashuria ime. Unë jam gati të martohem me ty që tani dhe të të mbështes”.
Ky veprim i fansit e ka shqetësuar shumë këngëtaren. Thuhet se ky person e ka përgjuar shtëpinë e këngëtares që kur u bë publike ndarja e saj me Pique.