
Përmes një videoje Sara Karaj zbulon gjininë e bebit nr. 2
Muajin e kaluar përmes një videoje shumë të vecantë, blogerja e njohur Sara Karaj zbuloi se do bëhet mami për herë të dytë.
Në videon e xhiruar brenda në kinema shfaqej Sara duke parë disa nga momentet më të bukura të jetës që nga lindja e djalit të saj, të cilit në fund i tregon se ka një bebe në bark.
Së fundmi Sara ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret. Ajo ka publikuar në Youtube videon ku bashkë me partnerin dhe Tomasin plasin tullumbacen surprizë e cila tregon që bebi është sërish djalë.
Ne i urojmë shtatzëni të mbarë!