Përfundimisht, Tea dhe Bearti nuk janë më bashkë
Tea dhe Bearti janë një nga çiftet më të komentuar të showbizzit për shkak të mënyrës si u krijua lidhja e tyre.
Së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë.
Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.
Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.
Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”
Ishte Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.
Pra mesa duket diçka ka ndodhur midis tyre dhe nuk ngelën vetëm me këto pastime, Tea ka fshirë çdo postim të mundshëm me Beartin, ndërsa Beart akoma jo.
Gjithashtu ato nuk ndiqen më as në Instagram, duke na lënë të kuptojmë që nuk janë më bashkë.
Deri tani, dyshja nuk ka dhënë akoma asnjë deklaratë.