Sorry, no posts matched your criteria.

Për një fytyrë pa rrudha dhe lëkurë me shkëlqim, bëni këto 5 maska në shtëpinë tuaj

1.E bardha e vezës:

E bardha e vezës është një përbërës natyral për një lëkurë të ashpër dhe të lëmuar. Ajo gjithashtu ndihmon për një lëkurë të irrituar. Merrni dy ose 3 të bardha vezësh dhe vendoseni atë në lëkurë për 20 minuta pasi ta keni përzier. Aplikoni atë në fytyrë dhe qafë.

2.Një tjetër alternativë është që të bashkoni një lugë kos me një të bardhë veze. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe në qafë dhe lini atë për 20 deri 30 minuta para se të lani.

3. Mjalti

Një tjetër produkt i dobishme për trajtimin e lëkurës së irrituar është mjalti, i cili shërben si hidratues dhe anti-plakje. Përzieni dy deri tre lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni dhe vaj ulliri. Aplikojeni atë në të gjithë fytyrën tuaj dhe në qafë, lereni të thahet dhe lajeni me ujë të ngrohtë më pas. Bëni këtë më shumë se një herë çdo ditë në mënyrë që të merrni rezultate të mira.

4.Aloe Vera

Aloe Vera është më e mira për një fytyrë pa rrudha dhe për një lëlurë të fortë. Acidi malik në xhelin e Aloe Veras rrit elasticitetin e lëkurës tuaj dhe irritimin e saj. Përveç kësaj, kjo është një krem natyral për lëkurën tuaj. Ndajeni xhel nga një fletë aloe Vera dhe shtypni atë në të gjithë fytyrën dhe qafën tuaj. Lëreni atë për 15 deri në 20 minuta dhe lani me ujë të vakët më pas.Bëjeni këtë disa herë çdo javë.

5. Limoni: Vitamina C në limon ndihmon gjenerimin e kolagjenit, duke shkaktuar kështu rivendosjen e fleksibilitetit në lëkurën tuaj. Gjithashtu, limoni ka veti që ndihmojnë në forcimin e lëkurës dhe uljen e rrudhave dhe ne shenjat e ndryshme të plakjes së parakohshme. Merrni disa pika lëng limoni dhe lyeni butësisht  fytyrën dhe qafën. Mbajeni  5 deri 10 minuta dhe lani fytyrën tuaj me ujë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com