Pasi ofendoi Arjan Konomin në një skeç, Rezart Veleshnja shpërthen ndaj Agron Llakajt
Rezart Veleshnja, aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, së fundmi i është drejtuar mjaft ashpër Agron Llakajt.
E gjitha nisi nga një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët e këtij spektakli imituan emisionin “Për’puthen” dhe duke luajtur rolin, në një moment Llakaj i është drejtur aktorit që luante personazhin e Arjan Konomit me fjalën “pederast”, gjë që ka nxitur reagimin e fortë të Veleshnjas.
Aktori i “Portokalli-së” u shpreh së fundmi në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, ndërsa “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.
“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arjan Konomi “pushi ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arjan Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.
Nga ana tjetër, Agron Llakaj akoma nuk ka komentuar në lidhje me këtë deklaratë