Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi kërkoi një rikthim me Kim Kardashian, Kanye West në krah të një femre tjetër

Kanye West thuhet se ka nisur një romancë me një modele 22-vjeçare të quajtur Vinetria.

Sipas Page Six, reperi amerikan është në një lidhje me modelen e re por nuk dihet prej sa kohësh janë bashkë.

Dyshja e përfolur bënë daljen e parë publike këtë javë në ndeshjen e basketbollit të Donda Academy.

Këto raportime vijnë vetëm pak ditë pasi reperi deklaroi se dëshironte të rikthehej me Kim Kardashian.

Vinetria gjithashtu thuhet se ishte me reperin në Miami gjatë intervistës ku bëri këtë deklaratë për ish gruan dhe tha se nuk kishte parë asnjë dokument divorci.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com