Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi e akuzuan për bullizëm, rikthehet sërish Chrissy Teigen në rrjete sociale

Chrissy Teigen ka folur së fundmi për bullizmin që i është bërë online, por para disa vitesh ajo ka bërë të njëjtën gjë ndaj një modeleje tjetër.

Courtney Stodden u bë e famshme 10 vjet më parë, kur ishte vetëm 16 vjeç, pasi u martua me aktorin 50-vjeçar, Doug Hutchison, raporton “BuzzFeed”.

Të gjithë iu kthyen kundër dhe nisën ta bullizonin në mediat sociale. Në vend që të ndihmonin një fëmijë të shpëtonte nga një marrëdhënie që nuk ishte e qartë, njerëzit talleshin, e turpëronin dhe fajësonin Courtney për situatën.

Çifti u divorcua vitin e kaluar dhe që atëherë Courtney ka folur hapur për përvojën e keqe, duke publikuar disa video në Instagram.

Gjatë një interviste të re me “Daily Beast”, Courtney listoi disa të famshëm që i dërguan mesazhe të tmerrshme gjatë asaj periudhe, përfshirë edhe Chrissy Teigen.

Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”.

Chrissy vendosi të shkëputej përkohësisht nga rrjetet sociale. Mirëpo ajo nuk ka mundur të qëndrojë larg tyre për shumë kohë dhe gjatë fundjavës u shfaq sërish në Instagram, por në atë të bashkëshortit të saj, John Legend. Në një foto familjare, Chrisyy dukej mjaft e lumtur dhe e qetë, që do të thitë se tashmë ajo ka hedhur pas krahëve çështjen me Courtney Stodden.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com