Pas ndarjes nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth drejt martesës me modelen australiane
Liam Hemsworth i dha fund lidhjes 10 vjeccare me Miley Cyrus dhe mesa duket është drejt martesës me modelen e njohur, Gabriella Brooks. Ata filluan të dilnin në fund të vitit 2019 dhe duket se gjërat po bëhen gjithnjë e më serioze për çiftin.
Sipas një burimi për “Us Weekly”, Liam Hemsworth është gati të martohet përsëri pas martesës jetëshkurtër me Miley Cyrus.
“Liam dhe Gabriella e kanë bërë lidhjen serioze. Ata nuk janë gati për ta bërë të ditur për publikun këtë gjë, por miqtë dhe familjarët e tyre e dinë dhe me shumë mundësi së shpejti do të kemi një fejesë“,- tha burimi, duke shtuar se 31-vjeçari e vuajti shumë ndarjen me Cyrus.
“Liam merr shembullin e vëllezërve të tij dhe do të dëshironte që një ditë edhe ai të kishte një martesë të gjatë me një partnere. Ai është gati për martesë, por thjesht dëshiron të jetë shumë i sigurt për marrëdhënien me Gabriella-n para se të ulet në gjunjë!”,- shtoi ai.
Liam dhe Miley Cyrus u ndanë tetë muaj pasi kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre 10-vjeçare. Sipas burimit, Liam dëshiron që Gabriella të qëndrojë jashtë vëmendjes, çka ishte një problem i madh gjatë romancës së tij me Miley-n.