Sorry, no posts matched your criteria.

Pas kaq shumë vitesh të lidhur, gjithçka mori fund! Semi Jaupaj pranon ndarjen: “Bojkeni do ngelet një mik i zemrës!”

Semi Jaupaj dhe Bojken prej vitesh kanë qenë të lidhur dhe mund të themi që ishin një nga çiftet më simpatikë të ekranit.

Mirëpo diçka ka ndodhur dhe dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Semi tek “Kënga Magjike”, duke e konsideruar Bojkenin, thjesht një mik.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.

Arsyet e prishjes së kësaj marrëdhënie nuk janë bërë të ditura.  Nga ana tjetër, Bojken Lako nuk ka reaguar akoma për këtë lajm.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com