Pas incidentit në Oscars, Will Smith i rikthehet aktrimit
Pas incidentit në Oscar, Will Smith do ti kthehet sërish aktrimit. Kjo ngjarje e cila bëri bujë duke pushtuar mediat botërore bëri që pjesmarrja e tij në kinematografi të vihej në diskutim.
Will Smith do të jetë pjesë e ekranit me filmin “I am a Legend 2”. Sipas burimeve aktori do të jetë pjesë e vazhdimit të filmave ku ai ka qënë në rolet kryesore, po ashtu dhe filmi “Bad Boys” i cili do të ketë vazhdimin e tij dhe roli i Will Smith nuk përjashtohet.
Rreth ngjarjes në Oscars komediani nuk ka preferuar të flasë duke thënë se e ka lënë pas duke vazhduar përpara.Nga ana tjetër bashkëshortja e Will Smith,Jade e cila u bë shkaku i këtij incidenti për shkak të shakasë që Chris Rock përdori kundrejt saj ka shpresuar që ata të pajtohen.