Sorry, no posts matched your criteria.

Pas imitimit në program, vjen komenti “pikant” i Borës për Salsanon

Në një intervistë Salsano Rapi, pak ditë më parë  foli për imitimin e Bora Zemanit në show-n e argëtimit “Portokalli.”

Prej disa të dielash, aktori vendoset nën petkun e moderatores, imitim i cili ka shkaktuar të qeshura dhe është pëlqyer nga publiku, Salsano u shpreh se Bora ka qenë dashamirëse përsa i përket asaj pjese, duke shtuar se ka edhe ekzagjërim për shkak të show-t.

Mirëpo së fundmi, në “Dancing With The Stars”, Zemani nuk ia ka kursyer dy fjalë Rapit teksa po prezantonte performancën e tij të mbrëmjes. “Nëse ai do të shihej të dielave në pasqyrë mund të dukej si kushdo por jo si Bora Zemani.” Kështu e prezantoi moderatorja Bora Zemani aktorin që e imiton çdo të diel në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Kujtojmë që gjatë intervistës Salsano u ndal edhe tek eksperienca e tij deri tani në show-n e kërcimit, aktori dhe prezantuesi i njohur tregoi se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com