Sorry, no posts matched your criteria.

Pas aludimeve se është në një lidhje me Majk, reagon Melisa

Të gjithë po thoshim se Melisa Lleshi e “Përputhen”, e hodhi pas krahëve historinë me Andin. Thashethemet nisën pasi ajo u fotografua me një nga reperat më në zë të momentit, Majk.

Fotoja që qarkulloi në rrjet ngriti dyshime të mëdha për një lidhje të mundshme mes dyshes pasiMajk dhe Melisa u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një prej hoteleve të Tiranës.

Por Majk e konfirmoi publikisht se mes tyre kishte diçka, qoftë kjo miqësi apo jo pasi publikoi në Instastory këmgën e re që Melisa ka publikuar.

Melisa ka thënë për Prive se mes tyre nuk ka asnjë romance por janë kolegë shumë të mirë.

“Mua me kë s’më kanë lidhur që kur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, ka sqaruar Melisa.

Gjatë vazhdimit të intervistës Melisa u pyet nëse është në një lidhje të re apo nëse është e hapur ndaj një romance. Melisa deklaroi se po i përkushtohet vetes dhe karrierës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com