Parkoi makinën mbi vizat e bardha, partnerja e Ledrit gjobitet nga Policia e Kosovës
Sara Hoxha partnerja e reperit Ledri Vula e ka kaluar pasditen e së martës në Prishtinë. Ajo është parë duke dalë shëtitje me vajzën e saj.
E teksa në një moment u ndal me makinen e saj, Sara e parkoi në një vend të gabuar, tek vizat e bardha duke u gjobitur nga policia.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi nga momenti ku shihen policët teksa shkruajnë gjobën për bukuroshen e njohur. Tentativat për një dakordim me policinë për t’i shpëtuar gjobës duket të kenë qenë të kota.