Sorry, no posts matched your criteria.

Paloma rrëfen historinë e dhimbshme: Abortova dy fëmijë

Paloma është një nga banoret më energjike të “Big Brother VIP Albania”, por ajo ka rrëfyer hapur dhe problemet më të rënda të jetës së saj, pa droje.

Ditën e djehsme ajo ka rrëfyer një histori të dhimbshme që ka përjetuar së bashku me bashkëshortin e saj rumun, Alandin. Gjatë kohës që po diskutonte në oborr me Arjolën, Ilirin, Fifin dhe Semin, konkurrentja e “Big Brother” zbuloi se ka abortuar dy fëmijë para se të bëhej nënë.

E pyetur nga Arjola se si e priti bashkëshorti i saj lajmin që ishte shtatzënë, Paloma u përlot dhe tha:

 “Të parin e kemi humbur ne. Shkuam për t’i degjuar rrahjet kur doktori na tha që nuk ia dëgjojmë. Isha te java e shtatë. Shkoj për të bërë kontrollin më tha që do presësh edhe dy javë të tjera se ndoshta është i vogël dhe se dallojmë dot.

Ishte 20 nëntor kur më tha që do ta heqim. Të qarat e atij (bashkëshortit) si kalama. ‘Pse na ndodhi ne kështu?!’. Mu dukte sikur s’do bëja më kalamaj. Isha shumë e dobët atëherë. Më tha doktori që duhet të haja bukë. Pastaj herën e dytë, më rrëshqiti.

Pastaj ditën që e kam marrë vesh që isha prapë shtatzënë për herë të dytë. Qaja e thoja ‘s’e di çfarë kam’. Pastaj herën e tretë, ditën e ditëlindjes time e kam marrë vesh që isha shtatzënë. Edhe i thash ‘o babush, jam shtatzënë!’.

Kishte frikë se mos përjetonim ndonjë zhgënjim tjetër. Kontrolli i parë ishte në rregull. Pastaj shkuam pas tre javësh. Shkojmë te doktori, zemra po me dilte nga vendi se kurrë nuk ia kisha dëgjuar rrahjet zemrës.

Degjoj doktorin ‘Ia dëgjuat rrahjet?’, ai reagoi ‘Uaa’. Duke u lumturuar, qante si kalama. Mollën e shtrëngoja në dorë dhe ka ngel në frigorifer derisa lindi goca e u bë tre muajshe, dhe nuk u prish qëndroi ashtu jeshile.

Deri pesë muajshe s’e ka marrë vesh njeri, vetëm lash cigaren. Villja gjithë ditën muajt e parë të shtatzënisë. Dalim të dy me makinë se si rashë me një gropë… Shkoj në shtëpi, shoh gjak. ‘Uaaa’ thash, ‘e humbëm’ prapë. Shkuam në maternitet, ai priste pas derës.

Doktoresha tha ‘bebi është mirë, por duhet të bësh shumë kujdes’. Magnezin më tha mua dhe qetësohu se s’ke asgjë. Rrija në krevat pastaj derisa e kam lind atë fëmijë. Pastaj ia kam mbush doktorëve duart me lekë kur lindi ai fëmijë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com