Pallati Mbretëror merr këtë vendim për Harry-n dhe Meghan
Intervista e Meghan dhe Harry-t bëri një bujë të madhe mediatike dhe e gjithë vëmendja ishte tek çifti dhe rrëfimet “bombë” të tyre.
Ato folën për herë të parë kundër familjes mbretërore duke treguar se Meghan ka dashur të vetvritej për shkak të racizmit, presionit që po përjetonte aty brenda.
Mirëpo paska akoma! Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.
Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv. Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.
Pas këtyre deklaratave, një burim i afërt i familjes mbretërore, ka thënë se populli dhe vetë familja janë skandalizuar për herë të dytë rreth atyre që kanë dëgjuar dhe për faktin se si Harry vazhdon ende të hedhë baltë për to. Kështu që ata duan ti marrin titujt e tyre dhe të mos përdoren më kurrë! Duhet të quhen vetëm Harry dhe Meghan! Presim të shohim nëse Pallati Mbretëror do të marrë këtë vendim përfundimtar apo jo?!