Pa xhelozi… Jessica Alba & Cash Warren mbështesin lidhjet me partnerë më të rinj!
Jessica Alba dhe Cash Warren kanë nisur të dy lidhje të reja që kur njoftuan ndarjen e tyre këtë vit.
Themeluesja 44-vjeçare e Honest Company po del me aktorin Danny Ramirez, 32 vjeç, ndërsa producenti 46-vjeçar i filmave është në një lidhje me modelen Hana Sun Doerr, 25 vjeçe.
Dhe ish-çifti, që kanë tre fëmijë së bashku, janë të dy në rregull me lidhjet e reja të njëri-tjetrit, pavarësisht diferencës në moshë.
“Diferenca në moshë me partnerët e rinj nuk është ndonjë gjë e madhe,” tha një burim për Us Weekly. “Ata mendojnë se kjo është diçka e zakonshme në Hollywood, prandaj nuk ka ndonjë problem. Janë të qetë me faktin që po takojnë njerëz të tjerë.”