Pa prisni pak! Si qëndron e vërteta pas fotos së Loredanës?
Dje Loredana publikoi një foto, ku mbante në krahë vogëlushin e porsalindur. Të njëjtën foto e ripostoi dhe Mozzik dhe normalisht rrjeti u “çmend” dhe menduan se dyshja u bënë prindër për herë të dytë.
Por si qëndron e vërteta?
Burime pranë “Prive” kanë mësuar se këto foto janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj. Duke qenë se janë realizuar pamjet nga videoklipi, duket se publikimi i këngës është shumë afër.
Mozzik dhe Loredana janë aktualisht një prej çifteve më të përfolura të shoëbiz-it shqiptar. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjithashtu, Loredana e ka rritur të bijën e vetme që pas momentin që u nda nga këngëtari Mozzik. Nga postimet e muajve të fundit, u dallua qartazi që Loredana dhe Mozzik janë kthyer së bashku por që në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar me gojën e tyre.
Çifti janë shfaqur pranë njëri – tjetrit me postimet e ndryshme nga Milano dhe Dubai, ku sigurisht nuk mungoi dhe vogëlushja tyre Hana.