Pa në TikTok vajzën e vogël me tumor, Taylor Swift i dhuron shumën marramendëse
Prinëdrit e një vajze 2-vjeçare e cila është diagnostikuar me një tumor të gradës së 4-t në tru kanë konfirmuar lajmin e mirë se popstari Taylor Swift u ka dhuruar atyre nëpërmjet “GoFundMe” shumën prej 100 mijë dollarësh.
“Nuk ndihem mirë. Taylor Swift sapo kaloi një shumë të madhe parash për fushatën tonë të mbledhjes së fondeve. Jam e shokuar dhe nuk ndaloj dot së qari.” – ka shkruar mamaja e vajzës së vogël në Facebook.
Gjithçka ka nisur prej një videoje në TikTok, ku Lilah e vogël, teksa shihte këngëtaren e famshme shprehej se ajo ishte shoqa e saj.
“Kemi dëgjuar Taylorin përgjatë gjithë shtatzënisë dhe kështu lindi një Swiftie e vogël. Mendoj që është faji im. Lilah e dashuron muzikën e artistets amerikane, e cila e ndihmon gjatë terapive. Shpresoj që një ditë të mund të shkojë në një nga koncertet e Taylor Swift.” – shprehet mamaja e 2-vjeçares.
Ka qenë pikërisht kjo video që “ra në duart” e artistes shumë të dashur, çka e motivoi atë të dhuronte shumën marramendëse.
Lilah u diagnostikua me një tumor në tru të gradës së 4-t, për të cilin është detyruar të bëjë një ndërhyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili rezultoi i suksesshëm, por terapitë e vazhdueshme pas janë të nevojshme, duke qenë se bëhet fjalë për një rast të rrallë. Familja e vogëlushes shprehet falenderuese dhe ka nisur fushatën e mbledhjes së fondeve që mund t’i ndihmojë ata me çdo lloj shpenzimi që kjo kurë kërkon.