Sorry, no posts matched your criteria.

“Pa gabime, ne nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”, Rita Ora në kopertinën e revistës gjermane

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është imazhi i kopertinës për revistën e njohur gjermane “Glamour Germany”. Ora në një rrëfim për revistën gjermane ka treguar se si në fillimet e karrierës së saj është tallur dhe shumë njerëz nuk kanë dashur që ajo të ishte kjo që është sot.

“Në fillim të karrierës së saj, Rita Ora planifikoi karrierën e saj profesionale së bashku me menaxherin e saj për 20 vitet e ardhshme. Ajo u tall nga shumë njerëz, ndoshta sepse nuk donte vetëm të qëndronte në korsinë e yjeve të pop-it si artiste. Sepse ajo refuzoi të futej vetëm në një kuti”, shkruhet në revistën gjermane për këngëtaren Rita Ora.

Edhe pse një nga këngëtaret me famë botërore dhe një nga imazhet e suksesshme, Ora foli edhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

‘Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni – ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime. Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”, tha Rita Ora.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com