Owen Cooper bën histori në Emmy
Owen Cooper, ylli i serialit “Adolescence” fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një rol kryesor, duke u bërë kështu fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy.
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Cooper ndau emocionet e tij dhe tha se kur nisi të ndiqte kurse drame, as që mund ta imagjinonte se do të ndodhte diçka e tillë.
“Kur fillova, nuk prisja kurrë të isha këtu në SHBA, e lëre më këtu. Rreth tre vjet më parë nuk isha asgjë, dhe tani jam këtu. Dilni nga zona juaj e rehatisë, kujt i intereson nëse e turpëroni veten”, u shpreh ai.