Orindës kanë filluar të mos i bëjnë më rrobat dhe ja si e ngacmon Turi
Orinda Huta do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e bëri të ditur Turi me anë të një postimi në Instagram ndërsa gjininë na e konfirmoi bukuroshja, Orinda.
Ata do të bëhen me vajzë dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Gjatë kësaj kohe Orinda ka ndarë shpesh në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur dhe shtatzënia e ka ndryshuar shumë. Madje Orinda ka nisur të ndryshojë garderobën, duke qenë se barku sa vjen e rritet. Turi ka ndarë sot në Instagram një video, në të cilën Orinda ndodhet para garderobës në dilemë se çfarë duhet të veshë.
“Na ka ndryshuar pak garderoba”, ka shkruar Turi me shaka përkrah videos së Orindës.
Ndërsa ajo “nuk e ka pritur mirë” publikimin e këtij momenti dhe e nevrikosur ka treguar se në fakt nuk po zgjidhte dot se çfarë atlete duhej të vishte.