Oops! Reagon ish- i dashuri i Meghan-it
Pas intervistës që bëri një bujë të madhe mediatike kanë reaguar personazhe publikë. Një nga ato është dhe ish- i dashuri i Meghan, aktori i famshëm, Joshua Silverstein.
Ai ka mbajtur anën e dukeshës duke thënë se e njeh mirë dhe ajo kurrë nuk do të gënjente.
Ai hodhi poshtë akuzat nga disa prej ish-punonjësve të saj dhe Harry-t, të cilët kanë deklaruar se Meghan ka pasur ndaj tyre një sjellje tiranike. Ata u ankuan se ish-aktorja amerikane i terrirozonte, ndërsa princi sillej si despot.
“E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, theksoi ish-i dashuri i Meghan.