
Oops! Fation Kuqari është qethur zero dhe ngjan kaq ndryshe
Fation Kuqari, një nga konkurentët që pikasi më shumë në program, ka qenë tepër i komentuar për jetën e tij jashtë “Për’puthen”.
Ai u përfol për një lidhje të mundshëm me Fifin, por që të dy e mohuan këtë gjë. Fansave i bëri përshtypje afrimiteti i tyre dhe nisën të dyshonin. Mirëpo i gjithë ai afrimitet e pati një kuptim! Fationi mori pjesë në videoklipin e këngës më të re të Fifit, “Maniak i dhimbjes”.
Tashmë, Fationi është gati për një tjetër projekt. Kësaj here ai do të bëhet pjesë e filmit “Gjurmë pa shenjë”, ndaj është detyruar të ndryshojë edhe look.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qethur kokën zero dhe duket kaq ndryshe me pamjen e re, duke na habitur të gjithëve.

Nuk e dimë ende ç’rol do të luajë në këtë projekt filmik, pasi Fationi s’ka dhënë asnjë detaj më tepër, duke na lënë të gjithëve kuriozë.