Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk po burgosin një ish-president, por një të pafajshëm”. Nicolas Sarkozy shkon në burg.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka mbërritur tashmë në burgun e Sante, ku do të vuajë dënimin prej 5 vitesh të dhënë për financimin e mundshëm të ardhur nga Libia për fushatën e tij elektorale të vitit 2007.

70-vjeçari Sarkozy do të jetë ish-presidenti i parë i Bashkimit Europian që do të mbyllet në një qeli. Pavarësisht se ai ka apeluar vendimin e marrë, do i duhet që gjithësesi të shkojë në burg deri sa të dalë një vendim i ri.

Me iniciativë të Louis, djalit të Sarkozy, para shtëpisë së tij u mblodhën familjarë, miq e qindra mbështetës, para se ish-presidenti të futej në makinë me bashkëshorten Carla Bruni, për t’u nisur drejt “shtëpisë së re”.

Ndërkohë, rrugës për në burg, 70-vjeçari ka postuar në profilin e tij “X” një mesazh ku shprehet se do të vazhdojë të luftojë këtë padrejtësi gjyqësore.

“Nuk po burgosin një ish-president, po burgosin një të pafajshëm. Ndjej keqardhje për Francën, e poshtëruar nga një hakmarrje që e ka çuar urrejtjen në një nivel të paprecedent, por jam i bindur se e vërteta do të triumfojë, edhe pse çmimi për t’u paguar do të jetë i shtrenjtë.” – shkruan në mesazhin e tij Nicolas Sarkozy.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com