“Nuk ma merrte mendja se do fejohesha me dikë që gjuan topa për të jetuar”, kështu Shailene Woodley konfirmon fejesën me Aaron Rodgers
Shailene Woodley, prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj që ka nisur me Aaron Rodgers.
Ylli i “Big Little Lies” teksa fliste për “Tonight Show”, tha:
“Unë kurrë nuk kam menduar se do të jem e fejuar me dikë që gjuan topa për të jetuar, por ai është me të vërtetë shumë i mirë në këtë fushë. Ne u takuam gjatë kohës së pandemisë dhe të gjitha stadiumet ishin të mbyllura, prandaj une ende nuk kam shkuar në asnjë ndeshje të tij.”
Gjithashtu ajo shtoi se janë shumë të lumtur së bashku dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.
Ky konfirmim erdhi mbas shumë thashethemeve se romanca e tyre vazhdon dhe madje ka avancuar.