Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk kisha besim as te David!” – Victoria Beckham flet për problemet me të ushqyerit

Në një bisedë në podcastin e famshëm “Call Her Daddy”, Victoria Beckham është rrëfyer për kohën e vështirë që ka kaluar për problemet e saj me ushqimin.

Ajo është shprehur se ndihej aq keq saqë nuk mund t’i besonte dot askujt, as bashkëshortit të saj David Beckham, për t’i rrëfyer se çka po kalonte.

Ish-anëtarja e “Spice Girls” thotë se David e dinte që ajo kishte shumë disiplinë në të ngrënë, por kurrë nuk i kërkoi atij ndonjë këshillë, duke ndjekur kështu rutinën e saj. Gjithësesi, ish-futbollisti e ka ndihmuar Victorian për të përmirësuar regjimin në raport me ushtrimet fizike.

“Unë doja vetëm të digja kalori. Ishte David ai që më inkurajoi të filloja të rimerrja peshë, kështu që nisëm të stërvitemi bashkë.” – shprehet 51-vjeçarja.

Victoria është treguar e sinqertë deri në pikën sa është shprehur se problemet me ushqimin arritën deri sa ajo humbi komplet sensin e realitetit.

Ajo kujton kohën kur media e cilësoi si të shëndoshë, pasi një foto e saj me bikini u bë publike, në kohën kur ishte shtatzënë me Brooklyn, djalin e saj të madh.

Gjithësesi, Victoria duket se tashmë e ka kaluar fiksimin me peshën e saj dhe rutinën problematike të të ushqyerit, duke u përmirësuar hap pas hapi me stërvitje dhe falë komunikimit me David Beckham.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com