“Nuk kemi më asnjë kontakt”, Loredana flet për raportin me Mozzik
Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara si për lidhjen por edhe ndarjen e tyre. Në portale vazhdon të shkruhet për ta. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.
“Të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më.
Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë,” ka përfunduar Loredana.
Kujtojmê se nga raporti i tyre ata kanë një vajzë me emrin Hana.